Quantcast
Channel: Hi-Tech – Presheva.com Web Portal
Viewing all articles
Browse latest Browse all 107

Candy Crush Saga shton nivelin e 2,000-të

$
0
0

candy

Candy Crush Saga e zhvilluar nga King, ka lançuar nivelin e saj të 2,000-të.

Niveli i 2000-të ofrohet për secilin që ka mundur të kalojë nivelin e 1,999. Por do të ofrohet gjithashtu edhe për lojtarët që kanë kaluar nivelin e 10-të, vetëm për një javë.

“Jemi të emocionuar për lançimin e nivelit të 2000-të të Candy Crush Saga”, tha Sebstian Knutsson, zyrtari më i lartë krijues tek King, në një njoftim për shtyp.

“Ky është një hap i pabesueshëm për ne, pasi sapo janë arritur një trilionë lojëra të luajtura. Candy Crush Saga vazhdon të jetë një ndër lojërat më të luajtura në të gjithë botën dhe e ka njohur këtë sukses që kur u lançua për herë të parë.”

“Kemi sjellë këtë nivel të veçantë të 2,000-të për të festuar dhe për ta shpërndarë këtë tek fansat tonë, të cilët shpresojmë të jenë kënaqur duke luajtur po aq shumë sa u kënaqëm ne duke e ndërtuar.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 107