Instagram ka nisur t’i ofrojë mundësinë një numri të caktuar të përdoruesve që të xhirojnë dhe të publikojnë video me kohëzgjatje prej 1 minute, duke rritur limitin aktual prej 15 sekondash.
Rrjeti social, në pronësi të Facebook, ka thënë se mundësia do të aktivizohet për të gjithë përdoruesit gjatë muajve të ardhshëm.
Instagram po ashtu ka ofruar (vetëm për platformën iOS) mundësinë e krijimit të një videoje nga disa video të ndara, të ruajtura në ‘Camera Roll’.