Pasi filloi të mbetej mbrapa me celularët S6 dhe S6 Edge, Samsung duket se është rikthyer fuqishëm pas lansimit të Galaxy S7.
Samsung raportohet se ka shitur rreth 10 milionë Galaxy S7 vetëm gjatë muajit mars, thuhet sipas CNBC.
Raporti nuk citoi nëse këto shitje ishin vetëm për Galaxy S7 apo Galaxy S7 Edge.
Por, shitja e një numri të madh të celularëve është një shenjë e mirë për kompaninë Samsung.
Deri në fund të këtij muaji, Samsung do të bëjë publike shifrat zyrtare të shitjeve, dhe pritet që kompania t’i tejkalojë pritjet.