Quantcast
Channel: Hi-Tech – Presheva.com Web Portal
Viewing all articles
Browse latest Browse all 107

PlaNet zbulon vendin ku është bërë një foto

$
0
0

Google-Planet

Google së fundmi ka përpunuar një inteligjencë artificiale që mund të identifikojë se ku është bërë një fotografi, edhe pa iu referuar objekteve të njohura që mund të ndodhen në foto, apo sistemit të pozicionimit global, GPS.

PlaNet, është programi që përdor një bazë të dhënash prej miliona fotosh, secila me etiketën e vet gjeografike. Ato janë të organizuara së bashku në 26.000 rrjete dhe bëjnë krahasimin e aspekteve të ndryshme si stilet e ndërtimit, gjuhët dhe jetën bimore.

Ndërsa ju mund të mendoni se për të depozituar gjithë këto foto krahasuese duhet një dhomë plot me servera dhe superkompjuterë, studiuesit thonë se programi nuk ka kërkuar deri tani më shumë se gjysmë gigabit, që do të thotë se ai mund të instalohet lehtë në shumicën e telefonave inteligjentë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 107