YouTube së fundmi ka sjellë dhe aplikacionin e komunikimit me mesazhe. Ky është një opsion që ju lejon të bisedoni me të tjerët nepërmjet tekstit, fotografive, linqeve brenda aplikacionit të Youtube për celular.
Youtube po mendon se ky opsion është një lëvizje mbrojtëse duke parë se shumë përdorues përdorin aplikacione tjera si Facebook e Snapchat për të shpërndarë video të ndryshme.
Ky opsion nga Youtube mendohet si një destinacion shtesë ku përdoruesit mund të kalojnë kohën duke diskutuar me të tjerët dhe duke shpërndarë video.
Kjo është një risi që pritet të sjellë rritje në numrin e përdoruesve në “Youtube”.