Quantcast
Channel: Hi-Tech – Presheva.com Web Portal
Viewing all articles
Browse latest Browse all 107

Facebook do të bëj një ndryshim të madh

$
0
0

Facebook

Facebook mund të bëjë ndryshimin më të madh në këtë rrjet social, prej se është lansuar.
Menaxherët e rrjetit social më të madh në botë, po planifikojnë që t’i ndajnë lajmet që paraqiten në murin e secilit apo “news feed” siç njihet me terminologjinë angleze, në tema të ndryshme, shkruan The Independent.

Disa nga përdoruesit e këtij rrjeti, tashmë janë bërë pjesë e fazës së testimit dhe muret e tyre janë ndarë nëpër kategori.

Kategoritë e Facebook mund të ndahen në televizion dhe filma, muzikë e udhëtime.

Facebook do t’ju japë mundësi përdoruesve që të zgjedhin se çfarë duan të shohin në murin e tyre. Ky rrjet social, rrallë ndonjëherë ka bërë ndryshime kaq esenciale.

Hera e fundit që diçka erdhi ndryshe, ishte 5 shtesat që iu bënë butonit Like në fillim të këtij viti.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 107