Asus Zenfone 3, është smartfoni më i ri që pritet të dalë në treg. Pajisja është shfaqur në standardet Antutu dhe vjen me numrin e modelit ASUS_Z016D.
Asus Zenfone 3 do të vijë me një ekran në Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM me GPU Adreno 530.
Karakteristikat tjera të Zenfone 3 do të përfshijnë 32GB memorie të brendshme, si dhe portin për kartelën microSD e cila e zgjeron hapësirën e telefonit.