Samsung Galaxy S8 me ekran 5.5. inç
Samsung Galaxy S8 është një telefon i ri i cili mendohet se do të raportohet se mund të vijë me ekranin që përkrah videot me rezolucion prej 4 mijë piks 4K.
Samsungu, sipas “ploadVR”, në fundjavë publikoi një ekran 5.5-inç me rezolucion 4K të dizajnuar për pajisje të Realitetit Virtual. Ekrani me rezoulicion të lartë thuhet se është i dizajnuar për telefonin e ardhshëm të kompanisë.
Ekrani aktualisht është vetëm si prototip, por mund të vijë edhe te Galaxy Note 6. Samsungu me ekranin e ri synon të hyjë fuqishëm në tregun e pajisjeve të realitetit virtual.