Kompania Asus ka lansuar një tjetër laptop të ri, ZenBook UX310.
Ky laptop vjen me kornizë shumë të hollë dhe kartelë grafike të fuqishme, NVIDIA GeForce 940MX.
Ndryshe nga laptopët e lansuar kohëve të fundit, si ZenBook Flip UX360, UX310 vjen me procesor Skylake por nuk vjen me portin Thunderbolt 3.
ZenBook UX310 ofron mbështetje për dy pajisje të memories – një 2.5-inçësh dhe një M.2 SSD.
Ky laptop vjen me ekran 13.3-inç e me dy versione për rezolucion – 1920 x 1080 pikselë dhe 3200 x 1800 pikselë.
Sa i përket çmimit të ZenBook UX310, ende nuk është zbuluar.