Lenovo së fundmi ka sjellë në treg modelin më të ri të laptopit IdeaPad Y700, i cili është një notebook që ju mundëson të luani lojërat më të fundit në të.
Laptopi ka një ekran 15.6-inç plotësisht-HD IPS dhe procesor Intel Core i7-6700 HQ (2.6GHz deri në 3.5GHz, 6M cache). IdeaPad Y700 ka 16GB RAM dhe një GPU 4GB Nvidia GTX 960M e cila kujdeset për grafikën. Opsionet e memories përfshijnë një HDD 1T me një SSD 128GB. Laptopi përmban Windows 10 OS dhe vjen gjithashtu edhe me një opsion ftohjeje termike.
Kompania gjithashtu ofron 3 vjet të tjera garanci për laptopin e saj, si edhe për studentët të cilët blejnë IdeaPad Y700 ofron mbulimin e dëmtimeve aksidentale të laptopit deri në 3 vjet.
Laptopi është në dispozicion për blerësit në dyqanet online të Lenovo.