Quantcast
Channel: Hi-Tech – Presheva.com Web Portal
Viewing all articles
Browse latest Browse all 107

Apple do të lansojë iPhone 7, iPhone Pro dhe iPhone SE?

$
0
0

iphone-7-4

Të gjithë klientët e pajisjeve elektronike në botë kanë filluar tashmë të presin lansimin e madh të iPhone, dhe duket se Apple nuk do të lansojë vetëm një, por tre.
Tashmë është raportuar se Apple do të prezantojë një iPhone të ri të emëruar “iPhone 5SE”, ku me “SE” nënkuptohet edicioni special i iPhone.

9to5Mac sugjeron se gjenerata e ardhshme e iPhone do të përcillet edhe me një iPad Pro. Siç edhe ishte pritur, të dyja këto pajisje do të zbulohen në një ngjarje speciale më 15 mars, transmeton Gazeta Express.

Raporte të afërta me Apple sugjerojnë se kompania do të lansojë edhe një celular premium, të quajtur iPhone 7. I pari që do të prezantohet prej celularëve iPhone është iPhone SE, i cili do të përcillet me lansimin e iPhone 7 dhe iPhone Pro.

iPhone 7 besohet se do të jetë rezistent ndaj ujit dhe do të ketë një procesor shumë më të fuqishëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 107