Alcatel ka sjellë një kamer të re 360 gradë që ndryshe nga pajisjet e tjera të ngjashme të LG apo Samsung, nuk ushqehet me bateri dhe nuk është e lidhur me Bluetooth.
Për momentin Alcatel 360 mund të përdoret vetëm në telefonat Alcatel Idol, Idol 4S ose Pop 4S.
Një nga të metat e kamerës është se gjatë kohës që e përdorni duhet që me njërën dorë të mbani telefonin dhe me tjetrën kamerën.
Kamera do të vijë në dy modele: një e rrumbullakët dhe tjetra në formë katrore, ndërsa çmimi me të cilin pritet të shitet ajo është 99 – 109 dollarë pa përfshirë aksesorët shtesë.