Clik here to view.

Customers wait beside their tents outside an Apple store to buy the newly released Apple iPhone 7 at Kurfuerstendamm boulevard in Berlin, Germany, September 12, 2016. REUTERS/Fabrizio Bensch
Lajm i keq për të gjithë adhuruesit e “Apple”. Kush nga klientët nuk ka pasur mundësi që të porosisë online “iPhone 7 Plus” dhe “iPhone 7 Jet Black” do t’i duhet të pres presë disa javë për të pasur mundësinë që të pajiset me gjeneratën e re të iPhone-nëve të Apple.
“Gjatë fazës së paraporsive online, sasia fillestare e iPhone 7 Plus në të gjitha ngjyrat, dhe model iPhone 7 Jet Black janë mbaruar dhe nuk do të jenë të disponueshëm nëpër dyqane”, thuhet në një njoftim.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
iPhone-t e rinj janë shitur në fazën e paraporsive online në një kohë rekord e për këtë arsye ka mbetur vetëm një sasi e limituar e modeleve iPhone 7 ngjyrë argjendi, floriri, floriri rozë dhe të zi që do të jenë në dispozicion të klientëve që do të paraqiten në dyqanet Apple.
Megjithatë, nuk mungojnë edhe këtë herë, në gjithë botën, personat që mbajnë radhën para një “Apple Store”. Ka dhe nga ata persona që nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale lajmërojnë se e shesin ‘radhën’ e tyre kundrejt një pagese të majme.