Image may be NSFW.
Clik here to view.
Rrjeti social për shpërndarjen e fotografive, Instagram, së shpejti do të fillojë të shfaqë jo vetëm të rejat por edhe atë se çfarë është në trend dhe për të cilën po brengosen njerëzit më shumë.
Instagram po do të ndryshojë mënyrën se si shfaqen postimet në aplikacion. Kështu, në vend se t’i shihni postimet më të fundit së pari kur hyni në këtë aplikacion, aplikacioni do t’u vendosë një prioritet më të madh postimeve për të cilat përdoruesit kanë gjasa të brengosen më shumë.
Kjo ndoshta ju duket e njohur, për shkak se kjo mënyrë përdoret edhe në rrjetin social Facebook, dhe pasi rrjeti social ka në pronësi Instagram, sigurisht se kjo metodë është menduar mirë nga kompania.
Më herët Instagram shfaqte të gjitha postimet më të fundit, dhe përdoruesit ankoheshin se i humbnin disa prej postimeve të vjetra të cilat ndoshta kanë dashur t’i shohin.
Sipas qëndrimit zyrtar për këtë ndryshim, Instagram pritet që të ndryshojë në muaj në vazhdim.