Samsung kohët e fundit lansoi celularët e rinj të linjës S7. Këta dy celularë kanë specifika të mahnitshme, por klientët po përballen me dilemën se cili variant ia vlen më shumë që të blihet.
Kështu, nëse jeni një nga ata njerëz në dilemë, ne jua lehtësojmë pak gjërat duke i krahasuar këta dy celularë mes vete.
Çmimi
Dihet se S7 Edge është dukshëm më i shtrenjtë se S7, por me të do të fitoni disa veçori pak më ndryshe se në S7.
Madhësia
Galaxy S7 është më i vogël se S7 Edge, i cili iu përshtatet më shumë atyre me duar të vogla. Megjithatë, S7 nuk ka një përparësi të madhe ndaj S7 Edge, pasi një celular me ekran më të madh ofron edhe një eksperiencë më të mirë shikimi.
Të dy celularët kanë specifika të mira, pasi që ndajnë të njëjtin procesor dhe 4GB RAM. Të dy celularët gjithashtu fillojnë me një hapësirë prej 32GB dhe ofrojnë një SD kartë me një madhësi deri në 200GB. Gjithashtu, që të dy celularët kanë të njëjtën kamerë prej 12MGP. Në këtë aspekt, nuk ka ndonjë dallim të dukshëm në mes të celularëve.
Bateria
Kjo është pika ku S7 Edge ofron një paketë më të mirë krahasuar me S7. S7 ka një bateri 3,000mAh, përderisa S7 Edge ka një bateri 3,600mAh. S7 Edge performon 20% më mirë se S7 në këtë aspekt. Normalisht, një ekran më i madh siç është në S7 Edge ka nevojë për një bateri më të mirë.
Ekrani
Që të dy celularët kanë ekrane HD Super AMOLED me një rezolucion prej 2,560 x 1,440 piksel, por S7 Edge ka një avantazh edhe në këtë aspekt. Jo vetëm që ka një ekran më të madh, por edhe aspektet e lakuara të ekranit të tij janë gjithashtu tërheqëse.