Ndoshta ju ka thënë se ta lësh celularin iPhone në rrymë duke u mbushur gjatë tërë natës mund të dëmtojë baterinë.
Por, sipas autorit të teknologjisë Jesse Hollington, mbushja e celularit gjatë natës dhe lënia e tij në rrymë edhe kur është i mbushur nuk e dëmton baterinë.
“Çdo pajisje që përdorë bateri litium shkurton marrjen e energjisë kur bateria arrin 100%”, tha ai.
Kështu, përderisa marrja e energjisë është shkurtuar, kjo nuk do ta dëmtojë baterinë.
Në thelb, bateria e një celulari të mençur është po aq e mençur sa edhe vetë celulari. Apple, Samsung dhe kompanitë e tjera të njohura përdorin bateri litium.