Apple po punon për të sjellë në treg një tablet i cili do të jetë posacërisht për bamirësi. Tabletit iPad Pro do të ketë një ekran12.9-inç vjen me kornizë të verdhë nga alumini dhe aksesorë të veçantë të cilët nuk gjenden në dyqane.
Po ashtu vjen edhe me mbulesën e veçantë prej lëkure franceze, Smart Cover, dhe një kornizë të vogël për laps, Pencil, prej lëkure italiane me ngjyrë portokalli.
Artikuj të bamirësisë, sikurse ky iPad Pro i veçantë, janë krijuar edhe më parë nga kompania Apple, të tilla si Mac Pro i kuq i vitit 2013 i cili është ndërtuar për fondin Project RED. Kompania Philips, partner i kësaj ngjarje bamirësie, beson se iPad Pro mund të shitet nga 14.200 deri në 21.300 dollarë.