Image may be NSFW.
Clik here to view.
Askush nuk ka qejf që të monitorohet nga dikush. Por, nëse dyshoni se dikush po ju monitoron fshehtas në iPhone, çfarë do të bënit?
Në përditësimin e ardhshëm të sistemit operativ iOS, Apple po shikon që këtë ta bëjë një punë të lehtë.
Sipas përdoruesit MaGNeTiX në Reddit, versioni më i fundit beta i iOS 9.3 u dërgon përdoruesve një mesazh se celulari i tyre iPhone është duke u vëzhguar.
Mesazhi do të shfaqet edhe në ekranin e mbyllur të celularit por edhe tek seksioni About.