Image may be NSFW.
Clik here to view.
iPhone i ardhshëm i Apple pritet të jetë aq i hollë sa iPod Touch, është paralajmëruar.
Blogu i teknologjisë MacOtakara thotë se iPhone 7 do të jetë 1mm më i hollë se paraardhësi i tij, iPhone 6S, dhe se do të jetë i hollë vetëm 6.1mm.
Gjithashtu ky blog pretendon se celulari i ri, që do të lansohet në shtator, do të përmbajë dy zmadhues të zërit dhe nuk do të përmbajë fare portin për kufje.
Besohet se celulari i ri do të përdorë kamerë me dy lente radikale. Madje, Macrumours pretendon se ky version i iPhone do të quhet “iPhone Pro”.